Ky është shoferi i dyshuar për aksidentin ku humbi jetën i riu nga Mitrovica – ndalohet për 48 orë
Aksidentet e trafikut kohëve të fundit janë shtuar në rrugët e vendit, ku në të shumtën e rasteve po përfundojnë me lëndime trupore, duke mos përjashtuar edhe ato me fatalitet.
Një aksident i tillë ndodhi rreth orës 19:30, në Mitrovicë, ku për pasojë mbeti i vdekur ngasësi i një motoçiklete i cili u aksidentua me një veturë.
Sinjali mëson se Agron Prenkaj, është shoferi i veturës, i dyshuar për aksidentin ku mbeti i vdekur Qlirim Salihu, i riu nga Mitrovica.
Prankaj me vendim të Prokurorit është dërguar në mbajtje për 48 orë.
Lidhur me aksidentin që ndodhi në Rrugën “Dëshmorët e Kombit”, ka folur edhe Policia e Kosovës, e cila ka njoftuar se vdekjen e shoferit të motorit e ka konfirmuar stafi mjekësor në Spitalin Rajonal të Mitrovicës.