Lajme

Ky është ish-polici serb i arrestuar me dyshimet për krime lufte

Policia e Kosovës raportohet se dje ka arrestuar Sllagjan Trajkoviq, një ish-pjesëtar i Policisë së Kosovës, i dyshuar për krime lufte. I arrestuari i takon nacionalitetit serb dhe ka dhënë dorëheqje nga Policia e Kosovës bashkë me kolegët e tjerë serb që u dorëhiqën kolektivisht, shkruan “Mitropol”.

Suzana Trajkoviq, bashkëshortja e të arrestuarit Sllagjan Trajkoviq, ish-pjesëtarit të Policisë së Kosovës, ka thënë se ai është arrestuar dje rreth orës 17:00 dhe se siç i është thënë, ai është transferuar menjëherë në Prishtinë nga Stacioni Policor në Mitrovicën Jugore.

Ajo ka thënë për mediumin serb Kosovo Online se bashkëshorti i saj është ndaluar për 48 orë.

Ky lajm nuk është konfirmuar ende nga burime zyrtare dhe “Mitropol” ndodhet në pritje të konfirmimit policor për rastin.