Lajme

Haradinaj i çon selam Kurtit: Ndërprite shkatërrimin e vendit, ose ta ndërprejmë ne

Pas zhvillimeve të fundit në Kosovë, ka reguar edhe kryetari I Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës Ramush Haradinaj, I cili theksoi se duhet të mbrohen interesat kombëtare dhe orientim proamerikan, raporton Gazeta Sinjali.

“Sot me Këshillin e Përgjithshëm të Aleancës, riafirmuam vendosmërinë tonë për mbrojtjen e interesave nacionale të Kosovës dhe orientimin proamerikan”, ha Haradinaj.

Ish-kryeministri I bëri thirrje të gjithë qytetarëve të Kosovës që jetojnë në veri të vendit, të përmbahen dhe të ruajnë qetësinë, duke mos rënë pre e politikave të gabuara.

“Kosova është shtet i të gjithëve, e nuk është në favorin e askujt destabilizimi i situatës, përpos atyre që ndjekin agjendat ruse”, tha Haradinaj.

Kryetari i AAK-së sa i përket Kurtit, theksoi se janë momentet e fundit që të reflektojë dhe të ndërprejë shkatërrimin e vendit.

“Përndryshe do të jemi të detyruar ta ndërprejmë ne, me të gjitha mjetet demokratike në dispozicion”, tha ish-kryeministri.