Lajme

Haradinaj: E lash takimin sepse Kurti mbante ligjerata!

Kreu i AAK Ramush Haradinaj ka publikuar një sqarim për largimin nga takimi me Kryeministrin Albin Kurti.

Haradinaj thotë se nuk ishte përgjigjur në pyetjet e tij pse ka prishur marrëdhëniet me SHBA, raporton FAKTON.info.

Edhe pse isha pjesë e takimit me kryeministrin Kurti, u detyrova ta lëshoj takimin sepse Kurti mbante ligjërata e nuk na sqaronte se përse ka prishur raportet me Amerikën dhe përse nuk po kthehej që të realizojë kërkesën e tyre.
Për mua është e papranueshme që në raste kaq të ndjeshme, të prishim raportet me aleatin kryesor të sigurisë.

Ndryshe me ftesë të Kurtit, në këtë takim të pranishëm janë edhe kreu i LDK-së, Lumir Abdixhiku dhe ai i PDK-së, Memli Krasniqi.

Ky takim vjen pas situatës së krijuar në veri të vendit, ku përfaqësuesit serb janë larguar nga institucionet e Kosovës. Krejt kjo erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenaq Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë për riregjistimin e veturave në RKS.