ShowBiz

Era Istrefi dhe Buta po vijnë me bashkëpunim, ja kur publikohet

Këngëtarja e njohur, Era Istrefi ka bashkuar forcat me reperin e njohur, Buta në të sjell duetin me titullin “5AM”.

Kështu ka bërë të ditur Era në Instagram.

 

Bashkë me njoftimin, Era gjithashtu ka bashkangjitur kopertinën e projekti muzikor, i cili pritet të publikohet të enjten, më 10 nëntor.

“E dimë që keni qenë duke pritur për këtë, le të çmendemi, e enjte 6pm (18:00)”, ka shkruar Era në imazhin ku shihet përkrah Butës.

Ndërkohë, kujtojmë që Era aktualisht po shijon suksesin e një tjetër bashkëpunim me reperin e njohur, Don Xhoni.

 

Dyshja vetëm pak javë më parë publikuan këngën “Hala”, e cila deri më tani ka grumbulluar mbi 20 milionë klikime në kanalin zyrtar në YouTube.

Ndërsa, projekti i fundit nga Buta mban titullin “Rich”.