Enver Petrovci: Jam plakë, jam ligë, po më godasin
Një deklaratë e aktorit Enver Petrovci për luftëtarët u kritikua shumë nga mbështetësit e UÇK’së pasi ai ndonëse nuk përmendi konkretisht krerët e UÇK’së, u pa si nënçmim ndaj komandantëve.
Derisa po thurte lëvdata për kryeministrin Kurti, Petrovci bën krahasimin me luftëtarët duke iu referuar me “këta, po mos të kishin qenë në luftë. Shumica prej tyre. Kishin qenë do mësusa do budigarda”
“Pa luftë këta kurrkushi s’kishin qenë, mësuesa e badigarda”, ka qenë deklarata e aktorit Enver Petrovcit, e cila ka ngjallur reagime të shumta në publik.
Pas kësaj aktori Petrovci është shfaqur i përlotur derisa po tregonte një histori me një ushtarë të UÇK-së.
“Jam plakë, jam ligë”, thotë Petrovci, derisa shton se deklarata e tij është nxjerrë nga konteksti.
“Tash edhe po më godasin, kur se kam përmend aty UÇK-në, hiç, hiç, hiç. Edhe besom, askush 99 për qind të këtyre, e kam parë përmes shikimeve, asnjëri prej këtyre 99 për qind se kanë parë origjinalin”, ka thënë Petrovci në Top Channel.