Lajme

Ekipit të ATV-së i ndalohet hyrja në Serbi, arsyeja se gazetari Arton Hamiti është nga Drenica

Ekipi i ATV-së është nisur drejt Preshevës për të raportuar rreth zgjedhjeve në Preshevë, mirëpo nuk u është lejuar hyrja në territorin e Serbisë, për arsye se gazetari Arton Hamiti është nga Likoci i Skenderajt.

Atij i është mbajtur letërnjoftimi nga policia serbe më shumë se një orë, pa asnjë sqarim.

“Gazetar nga Likoci? Çka i bjen Skenderaj”, ishte pyetja e vetme që policët serbë i kanë bërë gazetarit Hamiti.

Pas më shumë se një ore, gazetarit Hamiti i është kthyer letërnjoftimi ku bashkë me ekipin e ATV-së kanë vazhduar drejtë Preshevës për të raportuar për zhvillimet e fundit nga zgjedhjet që po mbahen atje.