Lajme

Edhe kjo bën vaki në Kosovë: Fabrika e ujit kapet duke vjedhur ujin e Ujësjellësit, denoncohet në Prokurori

KRU ‘Hidrodrini’ në Pejë ka njoftuar se inspektorët rajonal kanë hasur në një keqpërdorues të madh, konkretisht një fabrikë për prodhimin e ujit, me lokacion në rajonin e Komunës së Pejës.

Gjatë inspektimeve në perimetrin brenda hapësirave të fabrikës, janë gjetur e zbuluar dy lidhje ilegale, bëhet e ditur në njoftimin e tyre.

Tutje theksohet se nga këto lidhje ilegale, është konstatuar të jenë shkaktuar humbje të konsiderueshme të ujit të pijes.

Ky rast është proceduar edhe në prokurori.