E rëndë: Humb jetën tragjikisht 58-vjeçari, e zuri traktori me dru
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmë në Studenqan të Suharekës, ku një 58-vjeçar ka humbur jetën tragjikisht, pasi e zuri traktori me dru, në malet e këtij fshati.
I ndjeri kishte shkuar për të prerë dru në mal, por fatkeqësisht aty gjeti vdekjen dhe fillimisht nuk dihej asgjë për fatin e tij.
Posa familja ka kërkuar ndihmën e Policisë, njësitet policore përkatëse kanë intervenuar, me ç’rast e kanë gjetur traktorin të rrokullisur dhe nën të, trupi i pajetë.
Lajmin e ka konfirmuar edhe Policia Rajonale në Prizren, si dhe kanë bërë me dije se vdekjen e viktimës e ka konfirmuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Ju informojmë se rreth ores 20:13 policia ka pranuar informatën se nje qytetar nga fshati studenqan ka shkuar me “golldon” për të prere dru në malet e fshatit Studenqan të Suharekës dhe deri athëherë nuk ishte kthyer në shtepi . Familjaret e kanë kerkuar por nuk e kan gjet, ankuesi ka pritur patrullën e policisë të Stacionit Policor Suhareke dhe së bashku kanë shkuar në kërkim të qytetarit, është informuar Emergjencena gjithashtu.
Rreth ores 20:46 personi eshte gjetur nën trupa te drunjëve. Dyshohet se “golldoni”(traktor I I vogël) ishte rokullisur dhe druret e kane zene vikitimën.
Sipas mjekut te Emergjencës, viktima K. B.-58 vjecar nga fshati Studenqan –Suharekë eshte pa shenja jete.
Policia ka dal në vendngjarje dhe është duke u marr me rastin.”, ka njoftuar Policia.