Lajme

Aktorit Naser Rafuna i vdes nëna

Aktori i njohur kosovar, Naser Rafuna ka njoftuar se nëna e tij ka vdekur sot.

Lajmin aktori e ka bërë të ditur përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Nana ime sapo ia dorëzoj shpirtin e saj Krijuesit të Gjithësisë”, ka shkruar aktori.

Ndryshe, aktori shtoi në njoftim se datën e varrimit do ta bëjë të ditur me kohë

“Kohën e saktë të varrimit, ju infomoj me kohë”, ka shkruar ai.