E rëndë: Gjendet një i vdekur në Mitrovicë, është rreth 20 vjeçar
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Mitrovicë të Veriut, ku një person është gjetur pa shenja jete në afërsi të stacionit të trenit.
Sinjalizuesi i Gazetës Sinjali nga veriu i vendit, ka bërë me dije se vdekja e viktimës është konstatuar nga mjeku që doli në vendin e ngjarjes, teksa ka qenë i pamundur identifikimi i tij, për shkak se nuk posedonte dokumente identifikuese.
Studenti kosovar zbulon një metodë të re për humbje peshe
BEAUTY SLIM
Dyshimet e para janë që viktima është shtetas nga Siria dhe i takon moshës rreth 20-25-vjeç.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion dhe rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.