“E du si evladin tem”, mitrovicasi që ka veturën që nga viti 1995
Dashurinë që ka për këtë veturë e krahason me atë ndaj fëmijëve të tij.
Ani pse tani është 84-vjeç, Fejzullah Fejza ka të njëjtën dashuri për mercedesin e tij.
Veturën që e ka shumë për qejfi, dikur e ka blerë për një çmim shumë të madh.
Edhe pse në treg ka lloje të ndryshme të veturave, atë që e mban sot nuk e ndërron me asgjë.
Me të ka udhëtuar shumë, madje edhe jashtë vendit.
Pavarësisht, viteve të shumta që ka kaluar duke vozitur, 84-vjeçari nuk ka marrë asnjëherë gjobë.