Lajme

Dhunë në një familje: Burri grushton gruan – ajo e sulmon me thikë në vetëmbrojtje

Rritja e rasteve të dhunës në familje në Kosovë është bërë mjaft shqetësuese. Në të shumtën e këtyre rasteve viktima janë gratë, që përjetojnë dhunë qoftë nga bashkëshortët e tyre apo edhe familjarë të tjerë. Por ka raste kur edhe ato përshihen në rrahje dhe përfundojnë në Polici. Kështu ka ndodhur të dielën në mëngjes, në rrugën “Haxhi Zeka” në Prishtinë, raporton Gazeta Sinjali.

Konflikti verbal mes tyre dyshohet se nisi pas një zënke, e cila pasoi me sulm, me ç’rast burri i dyshuar fillimisht e ka kanosur seriozisht bashkëshorten e tij, të cilën më pas edhe e sulmoi fizikisht. Aty situata eskaloi dhe gruaja u detyrua t’iu vërsulej.

Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se sipas informacioneve të para pasi burri i dyshuar e ka goditur me me grushte gruan e tij, në vetëmbrojtje, ajo dyshohet se ka marrë një thikë me të cilën e ka sulmuar, duke i shkaktuar lëndime.

Posa Policia ka marrë informacionin për këtë rast të dhunës, njësitë policore kanë intervenuar, duke arrestuar të dyshuarin, i cili është shoqëruar në stacion policor për intervistim. Pas përfundimit të procedurave, burri i dyshuar është ndaluar për 48 orë.