E dhimbshme: Ky është personi që vdiq pasi u godit nga vetura gati 2 muaj më parë
Një aksident i rëndë trafiku kishte ndodhur ditën e 18 tetorit në rrugën ‘Ymer Berisha’ në Klinë. Si pasojë një person kishte mbetur i lënduar rëndë.
Burimet e Gazetës Sinjali bëjnë me dije se viktima është Skender Kajtazaj, 68 vjeç. I ndjeri ka qenë duke u trajtuar në Mjekim Intensiv në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës.
Kajtazaj po drejtonte biçikletën në momentin që u godit nga një veturë, ai u dërgua me urgjencë në spital për shkak të lëndimeve të rënda që kishte marrë.
Burimet e Sinjalit brenda QKUK-së bëjnë me dije se viktima nuk ka arritur që t’i bëjë ballë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë dje.
Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion në Institutin e Mjekësisë Ligjore.