Lajme

Dy nxënës në shkollën e Vaganicës rrahen mes vete, njëri dërgohet në Emergjencë tjetri në Polici

Drejtoritë shpesh detyrohen të kërkojnë ndihmën e Policisë për të intervenuar në incidente të tilla që ndodhin brenda hapësirave të shkollave. Një rast i tillë ka ndodhur mëngjesin e djeshëm në Vaganicë të Mitrovicës.

Dy nxënës janë përfshirë në një përleshje fizike me njëri-tjetrin, ku si pasojë njëri nga ta ka marrë lëndime trupore dhe është dërguar në Emergjencë, mëson sinjali.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore të cilët kanë shoqëruar në stacion policor të dyshuarin.

I mituri është intervistuar nga hetuesit policorë dhe e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur për shkak të një konflikti të mëhershëm mes dy nxënësve.

Me urdhër të prokurorit, ndaj të dyshuarit është iniciuar rasti ‘Lëndim i lehtë trupor’.