Lajme

Detaje për rastin ku një grua mbeti e vrarë në oborrin e QKUK-së

Gazetarja e Tëvë 1 në vendin e ngjarjes, Florijeta Dernjani bën të ditur se sipas dëshmitarëve, gruaja që dyshohet se mbeti e vrarë, ka qenë shtatëzënë.

Sipas saj, nuk dihet ende nëse relacioni që kishin viktima me dorasin është lidhje martesore.

Në vendin e ngjarjes janë parë edhe ekipet mjekësore.

Ky është rasti i dytë brenda pesë ditësh që një grua mbeti e vrarë. Rasti i fundit ishte të premten, më 25 nëntor, ku një 63-vjeçare mbeti e vrarë nga bashkëshorti i saj 70-vjeç