Lajme

Depresioni e shtyn ferizajasin të tentojë t’i jap fund jetës duke u varur, dërgohet me urgjencë në QKUK

Numri i madh i rasteve të tentim vetëvrasjeve gjithandej vendit është mjaft shqetësues. Pothuajse çdo ditë, qytetarë të moshave të ndryshme tentojnë të t’i japin fund jetës. Familjet ato që përjetojnë jashtëzakonisht rëndë këto raste, shpesh janë me fat kur arrijnë t’i shpëtojnë familjarët.

Një rast i tillë dhe mjaft i rëndë ka ndodhur edhe të dielën në mbrëmje, në fshatin Jezerc të Ferizajt, ku një person ka tentuar t’i jap fund jetës duke u varur në litar, në shtëpinë e tij. Burime nga Emergjenca e QKUK-kanë bërë me dije se viktima është pranuar në këtë qendër në gjendje serioze.

Policia është njoftuar me rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka shkuar në Emergjencë për të marrë më shumë informacione.

Zyrtarët policorë kanë zbuluar se burri që tentoi të bëjë vetëvrasje vuan nga depresioni dhe si pasojë e gjendjes së saj emocionale deshi të bëjë vetëvrasje.

Lidhur me këtë ngjarje, Sinjali mëson se Prokurori i Shtetit ka urdhëruar inicimin e rastit si “Vetëvrasje në tentativë”.