Çfarë moti na pret sot?
Të mërkurën moti do të jetë me diell dhe vranësira të dendura të cilat përveç që do të shtrihen rreth maleve, prezenca e tyre do të jetë edhe në viset mesatare dhe të ulëta.
“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-4 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 14-17 gradë Celsius”, njofton Instituti Hidrometerologjik i Kosovës (IHMK).