Lajme

Çfarë moti na pret nga sot?

Sot në Kosovë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje afatshkurtra, lokale shiu. Në viset malore priten reshje shqote e bore. Temperaturat pritet të lëvizin nga -1 ajo minimale deri në 6 gradë Celsius ajo maksimale.

Në Shqipëri dhe tërë rajonin tonë pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me reshje lokale shiu. Në viset malore priten reshje të herëpashershme bore.

Të enjten na pret mot i vranët dhe pak më i ftohtë për shkak të erërave të ftohta nga verilindja. Priten reshje shiu nëpër ultësira e reshje bore në viset kodrinore-malore. Reshjet e shqotes dhe bores mund të paraqiten edhe në disa vise pak më të ulëta mbidetare, por nuk duhet priteur borë në të gjitha vendet e ulëta dhe po ashtu nuk priten reshje të mëdha.

Të premtën përmirësim i motit dhe priten vranësira e intervale kohore me diell.

Për fundjavë pak më ngrohtë në Kosovë, ndërsa në Shqipëri nga e shtuna pasdite reshje lokale shiu të cilat të dielën do të përfshijnë edhe Kosovën./MeteoBallkan