Burri nga Lipjani ankohet se e bëri gruaja për spital, kërkon ndihmën e Policisë
Rastet e dhunës në familje janë të shpeshta në vendin tonë, por rrallë ndodh që viktima të jenë burrat. Megjithatë një burrë nga Lipjani ka përfunduar në spital pasi dyshohet se gruaja ka ushtruar dhunë ndaj tij, i njëjti poashtu është ankuar edhe në polici.
Një burrë në Lipjan është ankuar në Policinë e Kosovës, se është ushtruar dhunë ndaj tij nga një grua.
Sipas raportit 24- orësh të policisë, viktima ka pranuar tretman mjekësor.
Njoftimi i plotë:
“Lipjan 18.12.2022 – 19:20. Është arrestuar e dyshuara femër kosovare, pasi që ka ushtruar dhunë ndaj viktimës mashkull kosovar. Viktima ka pranuar tretman mjekësor.”, thuhet në raportin e PK-së.
PK bënë të ditur se me vendim të prokurorit e dyshuara është liruar dhe rasti shkon në procedurë të rregullt.