Lajme

Beogradi u ofron punë serbëve që braktisën institucionet në Veri

Drejtori i Zyrës për Kosovën, Petar Petkoviç, ka njoftuar se sot do të fillojë nënshkrimi i kontratës së punës me serbët e larguar nga institucionet në veri të Republikëssë Kosovës.

“Po përmbushim edhe një premtim tjetër të rëndësishëm të presidentit Vuçiç dhe qeverisë. Sot fillon nënshkrimi i kontratave me të gjithë ata serbë që janë larguar nga institucionet e Prishtinës në veri të Republikës së Kosovës dhe kjo nënkupton që pagën e parë do ta marrin në sistemi serb për muajin nëntor në fillim të dhjetorit, dhe më pas vazhdojnë me të ardhurat e tyre çdo muaj të ardhshëm”, u tha Petkoviç gazetarëve në Pallatin e Serbisë.

Serbët që ishin të angazhuar në institucionet e Kosovës i lanë të pakënaqur për shkak të zbatimit të rregulloreve për riregjistrimin e automjeteve dhe mos formimit të Unionit të Komunave Serbe. Në mesin e tyre ka gjyqtarë, policë, doganierë, si dhe deputetë që ishin të punësuar në institucionet e Prishtinës.