Lajme

Bëhuni gati: Shqipëria dhe Kosova kërcënohen nga përmbytje, priten reshje të mëdha të shiut

Bëhuni gati,

Këtë javë temperaturat janë kthyer dhe pritet të mbesin në normat normale për fundit e Nëntorit, ngase ishim dëshmitar të një Tetori dhe fillim-nëntori ekstremisht të ngrohtë. Edhe reshje atmosferike pati pas një periudhe mjaft të gjatë dominimi anticiklonik. Reshjet e shumta shkaktuan probelem në shumë zona të Shqipërisë dhe në veriperëndim të Kosovës.

Gjatë javës së re na pret cikloni tjetër për të cilin kemi bërë fjalë shumë ditë më parë. Ky ciklon do të vijë me një valë të re reshjesh mjaft të dendura sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin të Kosovës. Për shkak të rrymimeve ajrore nga jugu reshjet do të jenë në formë shiu edhe kësaj radhe. Sigurisht se reshjet mund të shkaktojnë probleme të reja sidomos në zonat e prekura nga reshjet e fundit, por nuk pritet ndonjë ekstrem i madh siç po trumbetohet.

Sot e hënë na pret mot i ftohtë dhe i vranët me riga lokale shiu e reshje kalimtare bore në disa zona, por nuk pritet borë nëpër ultësira. Nesër e martë vijnë vranësira të reja dhe reshje të reja nga cikloni i ri që vjen nga Italia.

Pra, nesër dhe pasnesër (e martë, e mërkurë) priten intervale të reja reshjesh të dendura shiu sidomos në Shqipëri dhe Dukagjin. Reshje shiu do të ketë në tërë rajonin, por në Shqipëri, Mal të Zi dhe Dukagjin do të jenë mjaft të dendura. Gjatë së mërkurës reshje do të fillojnë të pushojnë dhe pritet të vazhdojnë në formë të rigave lokale në zona të caktuara.

Të entjen dhe të premten na pret mot me vranësira, intervale kohore me diell dhe pa reshje atmosferike. Në mëngjes mund të ketë mjegull të dendura nëpër lugina.

Gjatë fundjavës do të kemi një ciklon të ri që mund të na sjellë reshjet e para të borës në Kosovë sidomos të dielën, por kjo mbetet ende shumë diskutabile./MeteoBallkan