Banorët e Koshtovës e mbushin rrugën magjistrale me flamuj kombëtarë
Banorët e fshatit Koshtovë po vazhdojnë vendosjen e flamujve kombëtarë edhe sot.
Në disa fotografi shihen banorët me disa flamuj të cilët po i shpërndajnë në magjistralen Mitrovicë-Zubin Potok.
Ndryshe edhe dje ishin vendosur flamuj në këtë fshat verior.
Flamuj kombëtarë e shtetrorë ishin vendosur edhe në lagjen e Boshnjakëve teksa serbët po protestonin pas dorëheqjes nga institucionet e Kosovës.