Azemi: Kryetarë në katër komunat veriore mund të jenë shqiptarët (VIDEO)
Pas dorëheqjes së kryetarëve të katër komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, presidentja Vjosa Osmani e ka shpallur 18 dhjetorin si ditën kur do të mbahen zgjedhjet e jashtëzakonshme për këto katër komuna.
Ish-zëvendëskryesuesi i kuvendit komunal të Mitrovicës nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Emir Azemi, ka thënë se në rast se Lista Serbe bën ftesë për bojkot të këtyre zgjedhjeve, ka mundësi që kryetarë të këtyre katër komunave të bëhen shqiptarët.
“Janë edhe gjashtë ditë afat kohor që kandidatët të aplikojnë për kryetarë komunash. Kjo flet që gjashtë ditë janë ende të gjata, gjërat mund të ndryshojnë në momentin e fundit”.
“Nëse kemi ndonjë marrëveshje deri ka dita e shtunë, mendoj se edhe Lista Serbe në momentin e fundit mund t’u përgjigjet rrethanave të reja”.
“Por, në rast se nuk marrin pjesë dhe ftojnë qytetarët serbë që ta bojkotojnë këtë proces; atëherë është e qartë se maksimumi i qytetarëve serbë që mund të dalin në zgjedhje janë 100 deri në 200 serbë”
“Nëse iu përgjigjemi si komunitet shqiptarë pjesëmarrjes në këto zgjedhje me kandidatë, flet që kryetari i ardhshëm do të jetë shqiptar”.