Aksidenti tragjik ku vdiq mërgimtari në Klinë: Ky është shoferi i arrestuar
Një aksident me fatalitet ndodhi të hënën në fshatin Krushevë e Vogël në Komunën e Klinës, ku si pasojë e përplasjes së dy automjeteve, mbeti i vdekur njëri nga shoferët. Viktima që kishte ardhur për pushime në Kosovë, u aksidentua me një kamion dhe nuk arriti t’iu bëjë ballë plagëve, raporton Gazeta Sinjali.
Mërgimtari Besart Hasi ndërroi jetë në vendin e ngjarjes, ku edhe u konstatua vdekja e tij nga ekipi mjekësor. Ndërsa shoferi i kamionit është shoqëruar në stacion policor dhe më pas me urdhër të Prokurorit të Shtetit është dërguar në mbajtje.
Sinjali mëson se i dyshuari që përfundoi në ndalim është Bahri Muja.
Lajmin e kanë konfirmuar edhe nga Policia Rajonale në Pejë, teksa hetimet kanë nisur nga Njësia Rajonale e Trafikut.
“Ka ndodhur aksident trafiku në mes një veture dhe një kamioni. Si pasojë, lëndime vdekjeprurëse ka pësuar vozitësi i veturës. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion, ndërsa vozitësi i kamionin mashkull është arrestuar dhe dërguar në mbajtje.” – ka njoftuar Policia.