Lajme

Aksident i rëndë në Nabërgjan të Pejës, tre të lënduar

Tre persona kanë marrë lëndime si pasojë e një aksidenti të ndodhur në fshatin Nabërgjan të Pejës.

Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës, Fadil Gashi.

Gashi ka thënë se në aksident janë përfshirë dy vetura, ndërsa tre persona kanë pësuar lëndime trupore.

“Aksidenti ka ndodhur në rrugën Pejë-Terstenik në fshatin Nabërgjan rreth orës 18:00. Aksidenti ka ndodhur mes dy automjeteve. Tre persona janë lënduar që kanë marrë tretman mjekësor dhe më pas janë liruar për në shtëpi. Kanë pasë lëndime të lehta”- ka konfirmuar Gashi.