Lajme

Aksident i rëndë në Llabjan, kamionët ndeshen ‘kokë më kokë’ – FOTO

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur mëngjesin e sotëm në fshatin Llabjan të komunës së Artanës, raporton Gazeta Sinjali.

Sipas pamjeve të publikuara nga mediat lokale në rajonin e Gjilanit, në aksident janë përfshirë dy kamionë të cilët janë ndeshur mes vete.

Nuk dihet nëse ka persona të lënduar, mirëpo janë shkaktuar dëme të mëdha materiale.