KryesoreLajme

“A u paguan policët serbë nga Vuçiq edhe para dorëzimit të uniformës?“

Njohësi i sigurisë, Drizan Shala përmes një postimi në rrjetin social, Facebook, ka shkruar lidhur me shpërblimet që po marrin policët serbë nga shteti i Serbisë pas tërheqjes nga institucionet e Kosovës.

Ai shtroi pyetjen nëse këta policë janë paguar nga Serbia edhe gjatë kohës që ishin në detyrë para dorëzimit të uniformës.

Ai tha se nëse del që janë paguar edhe më herët ka rrugë ligjore për ndjekje penale dhe kështu iu pamundësohet rikthimi i mundshëm si policë të Kosovës.

“Zyrtaret e Policisë ( komuniteti Serb ) që kanë dorëzuar uniformen , tani marrin si shpërblim nga shteti i Serbis 1150 euro si rezultat i veprimit të tyre. Pra nese ky informacion del që është real athere lind pyetja a janë paguar keta zyrtar edhe nga shteti i Serbis edhe gjatë kohes se ushtrimit të funksionit që kanë patur deri para dorëzimit të uniformes? Nese del që po athere ka bazë ligjor për ndjekje penale dhe kështu t’ju pamundësohet rikthim i mundëshem në unformen e Policisë se Kosovës” – shkroi ai.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq sot ka shpërbleyer me medalje dy ish-policë serbë të Mitrovicës veriore. Drejtorin e policisë së Mitrovicës veriore, Nenad Gjuriq dhe shefin e operativës, Aleksandar Filipoviq.