Lajme

A ka qenë Glauk Konjufca në SHIK? Flet babai i tij për herë të parë

Babai i kryeparlamentarit, Glauk Konjufca, Sherif Konjufca ka qenë i ftuar në emisionin “n’Demos”, ku i pyetur nga gazetari se a ka qenë i biri tij pjesë e Shërbimit Informativ të Kosovë, ai është përgjigjur me humor.

Ai tha se raportimet në media dolën për t’ia dëmtuar autoritetin Glaukut, i cili viteve të fundit po shënonte majat e karrierës së tij politike.

Megjithatë, ai ka mohuar se kryetari i Kuvendit ka qenë anëtar i SHIK-ut.

“Glauku kur bëri autoritet më të madh në Vetëvendosje, oponentët politik duhej të shpiknin diçka me ia zvoglu autoritetin, madje e shpikën se Glauku ka qenë punëtor i SHIK-ut, ku shihet kinse nënshkrimi i Glaukut, i Kadri Veselit, dhe ai i imi. Nënshkrimi im çka duhej aty, djali ishte i moshës madhore, por çka duhej nënshkrimi im në atë librezë, pra ka qenë një shpikje amatore”, ka thënë ai.

Konjufca ka rrëfyer edhe takimin me Hashim Thaçin gjatë kohës së Rambujesë.

“Në Konferencën e Rambujesë unë isha takuar me kryeministrin Hashim Thaçin, edhe kisha pasur biseda me të, kur më pa në Mbledhje të Qeverisë edhe ai u habit, por kjo ishte meritë e Bajram Kosumit, unë isha i vetmi punëtor në Ministrinë e Informatave, e u dërgoja të gjitha gazetave informacionet në atë kohë”, deklaroi Sherif Konjufca.