ShowBiz

Anita Haradinaj largohet nga “Dance with me”, zbulohet arsyeja

Anita Muçaj-Haradinaj tashmë është rikthyer në një nga konkurrentet më të dashura të “Dance With Me”.

Ajo së fundmi u bë e ditur se ka pësuar një dëmtim në pjesën e gjurit dhe për shkak të këtij dëmtimi nuk mund të kërcejë më dhe i duhet që të bëjë pushim.

“Mirë jam, mirë, thjesht nuk mund të kërcej më. E di që do ju mungojë paraqitja ime skenike jo aq sa vallëzimi im. Do bëj pushim dhe besoj sa t’i kalojë kjo, do rikthehem pastaj, ose nuk do rikthehem, nuk e di, varet nga gjithë gjendja. Gjërat e bukura zgjasin pak, prandaj ngelen të bukura. Unë e kam shijuar pa fund këtë spektakël. Do kisha vazhduar ta shijoj”, u shpreh ajo.

“Ju falënderoj të gjithëve. Falënderoj Verën, të falënderoj ty, falënderoj jurinë. Kemi kaluar momente shumë të bukura, do të më mungoni. Unë e kam pranuar këtë eksperiencë sepse ka qenë diçka ndryshe nga 23 vjetët e karrierës time në televizion, nga një profil totalisht ndryshe”, vazhdoi nëna e tre fëmijëve.

Duke përshkruar tutje përvojën në këtë spektakël, Anita shtoi: “Ka qenë një eksperiencë e jashtëzakonshme dhe shumë e bukur. Më vjen mirë që kam qenë pjesë e saj. Doja t’u thoja të gjithëve njerëzve, kur ju jepet mundësia që të provojnë diçka ndryshe nga ajo që kanë bërë të mos kenë frikë dhe ta sfidojnë veten sepse nuk i dihet, nuk do të thotë që të dalësh gjithmonë i pari, sa do të thotë që në jetë të përmbushësh me sfidat dhe eksperiencën e bukur”.