Lajme

Policia arreston dy të mitur lidhur me shishen e hedhur drejt shtëpisë së një serbi në Kishnicë

Policia e Kosovës ka njoftuar se sot janë identifikuar dhe arrestuar dy persona të dyshuar si të implikuar në rastin e mbrëmshën në Kishnicë, ku Policia pranoi informata se në drejtim të një shtëpie është hedhur një shishe që dyshohej se ishte molotov.

“Kësisoj të dyshuarit, që të dy të mitur me aktvendim mbi ndalimin e personit të dyshuar të nxjerrë nga ana e prokurorit të shtetit, janë dërguar në qendrën e mbajtjes. Aktualisht hetimet po zhvillohet në drejtim të vepres penale “Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm” përderisa dyshohet që ngjarjes ti kenë paraprirë mosmarrëveshjet e vazhdueshme në mes të ankueses dhe të dyshuarve për shfrytëzimin e parkut publik në hyrje të fshatit respektivisht në afërsi të shtëpive të të dyj​a palëve” – thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës.