MASHT merr një vendim rreth rritjes së pagës për mësuesit në Kosovë
Reshjet e mëdha të shiut, në disa shkolla nuk do të zhvillohet mësimi nesër
Mësimdhënësit të cilët do të gradohen me licencë të përhershme, do të kenë edhe ngritje të pagës. Ky proces do të fillojë pasi të hyjnë në fuqi udhëzimet administrative, të cilat janë duke u përgatitur nga Ministria e Arsimit.
Në kuadër të pakos së ndryshimeve legjislative është edhe draft-udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve. Grupi punues ka hartuar draftin për këtë udhëzim dhe shumë shpejt do të fillojë diskutimi i gjerë me mësimdhënës për këtë pako ligjore.
Mësimdhënësit, të cilët dëshirojnë të gradohen me licenca të avancuara dhe të përhershme, do t’iu nënshtrohen disa vlerësimeve, të cilat do të përcaktohen pasi të hyjë në fuqi udhëzimi administrativ për licencimin e mësimdhënësve, që Ministria e Arsimit është duke e përgatitur.
Kryetari i Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj, i cili është edhe përfaqësues në Këshillin Shtetëror të Licencimit, ku janë punuar edhe udhëzimet konkrete, tha për Radio Kosovën se në këto udhëzime, përveç licencës së punës për mësimdhënësit, parashihet edhe mundësia e gradimit të tyre për të arritur licencën e përhershme, e që do të ketë edhe rritje të pagës.