Lajme

Ngjarja tragjike në familjen Bytyqi, ky është 20 vjeçari që u gjet i vdekur në banesën e tij në Prishtinë

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur të shtunën mbrëma në rrugën “Vicianum” në Prishtinë, ku një 20-vjeçar u gjet pa shenja jete në banesën e tij, vdekja e të cilit është cilësuar si e dyshimtë. Ky rast ka tronditur familjen Bytyqi, të cilët të pikëlluar kanë marrë lajmin për vdekjen e Drinit.

Sinjalizuesit e Sinjalit kanë bërë me dije se Drin Bytyqi, u gjet i shtrirë në banesë dhe ende nuk dihen rrethanat në të cilat ai ka vdekur. Posa Ambulanca ka dalë në vendin e ngjarjes, kanë hasur në trupin e viktimës, që pas ekzaminimit për shenjat vitale, mjeku kujdestar ka konstatuar se i riu ka ndërruar jetë.

Lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe kanë kryer ekzaminimet që ndihmojnë në zbardhjen e rastit në plotni.

Burimet nga Prokuroria thonë se në lidhje me këtë rast, tre persona janë shoqëruar në stacion policor, të cilët janë intervistuar në cilësinë e dëshmitarëve. Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është cilësuar ‘Vdekje e dyshimtë’.