Lajme

Policët serbë i zhveshin uniformat e Policisë së Kosovës, pas vendimit për bojkotim të institucioneve

Në takimin e zhvilluar në Zveçan, është vendosur që serbët të largohen nga institucionet e Kosovës. pas deklaratës, zyrtarë të Policisë së Kosovës janë parë duke larguar unifromat.

Kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq dhe katër kryetarë të komunave me shumicë serbe në veri të Kosovës, kanë vendosur për bojkotimin e institucioneve të Kosovës.

Zyrtarë të Policisë së Kosovës janë pare duke larguar uniformat e Policisë së Kosovës.

Ndërkaq, lista serbe është dorëhiqur prej çdo institucioni qendror, lokal dhe ai gjyqësor.

“Ne kemi vendosur të largohemi nga të gjitha institucionet politike, Kuvendi, Qeveria, dhe nga katër komunat në veri të Kosovës, por edhe që të largohen serbët nga gjyqësori, policia si dhe stafi administrativ në katër komunat në veri”, ka thënë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq pas takimit.

Në këtë takim me dyer të mbyllura, kanë marrë pjesë edhe përfaqësues të të gjitha institucioneve të Kosovës nga rajoni i veriut, përfshirë këtu edhe punonjës të gjykatës, prokurorisë dhe policisë.