Lajme

Nga nesër prishet moti, mos dilni nga shtëpia pa çadra!

Për të Shtunën parashikohet të mbajë mot me vranësira dhe intervale të shkurta me diell, ku pritet kohë pas kohe të ketë reshje lokale shiu, më të përqëndruara në Rrafshin e Dukagjinit. Ka mundësi të ketë ndonjë shkarkesë elektrike.

Era do të fryjë kryesisht nga kuadrati i juglindjes, e cila kohë pas kohe pritet të jetë e fuqishme, me shpejtësi prej 15-43 km/h!

Temperaturat minimale do të luhaten prej 8 deri në 10°C, ndërsa ato maksimale prej 16 deri në 18°C.