Lajme

Kjo është gruaja që dyshohet se e theri me thikë burrin me të cilin bashkëjeton në Prizren

Sot u raportua për një rast të therjes me thikë ku dyshohet se një grua e ka therur me thikë burrin me të cilin bashkëjeton tash e një kohë. Ngjarja e rëndë ka ndodhur mbrëmë në rrugën ‘Vëllezërit Frashëri’ në Prizren.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se bëhet fjalë për Mirlinda Ramadani.

31-vjeçarja është arrestuar nga Policia në shtëpinë ku ka ndodhur ngjarja dhe e njëjta është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Pas përfundimit të procedurave policore, Prokurori i Shtetit ka nxjerrë aktvendim që 31-vjeçares t’i caktohet masa e ndalimit në kohëzgjatje prej 48 orësh dhe e njëjta do të hetohet nën dyshimet për kryerjen e dy veprave penale ‘Lëndim i rëndë trupor’ dhe ‘Dhunë në familje’.

Ndryshe, 36-vjeçari është dërguar Emergjencën e Spitalit Rajonal të Prizrenit në gjendje të rëndë, si pasojë e lëndimeve që kishte marrë nga therja me thikë.

Pas intervenimit të mjekëve, gjendja shëndetësore e viktimës është stabilizuar dhe i njëjti ndodhet jashtë rrezikut për jetë, ani pse po vazhdon trajtimin në spital si pasojë e asaj që thika dyshohet t’i ketë depërtuar deri në mushkëri.