Policia intervenon te Ministria e Punëve të Jashtme, dyshohet se nga gjuajtja me gurë u thye një xham
Objekti i Ministrisë së Punëve të Jashtme dhe Diasporës ka qenë cak i keqbërësve, sot pasdite. Dikush e ka sulmuar me gurë një pjesë të objektit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme, raporton Gazeta Sinjali.
Burimet nga Prokuroria kanë bërë me dije se si pasojë e gjuajtjes me gurë, një xham i një zyreje në këtë objekt është thyer dhe nuk ka dëme të tjera.
Rasti është denoncuar nga zyrtarët e MPJD-së, që njoftuan Policinë posa dëgjuan kërcitjet dhe e vërejtën se dikush kishte sulmuar me gurë dhe më pas ishte larguar nga vendi i ngjarjes.
Pas raportimit të rastit, Policia ka dalë në vendin e ngjarjes, ku janë bërë ekzaminimet e nevojshme.
Ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit është iniciuar rasti si “Asgjësim apo dëmtim u pasurisë”. Veprimet tjera hetimore do të merren posa të identifikohen personat e dyshuar.
Fakton do të ju mbajë të informuar për zhvillimet e reja.