Lajme

E dhimbshme për familjen Ferati në Prishtinë, nisin hetimet për burrin që vdiq një orë pasi mori trajtim në QKUK

Fakton raportoi sot për një rast mjaft të vdekjes që ka ndodhur mbrëmë në Prishtinë, ku një 61- vjeçar ka humbur jetën një orë pasi ka marrë tajtim mjekësor në QKUK. Gruaja e të ndjerit e ka denocnuar rastin në polici pasi dyshon se bashkëshorti i saj e ka humbur jetën si pasojë e trajtimit jo të duhur nga ana e mjekëve.

Sinjali mëson se viktima që ka humbur jetën është Bedri Ferati, 61 vjeçar, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.

Sipas gruas, bashkëshorti i saj ka humbur jetën një orë pasi janë kthyer nga QKUK-ja. Ajo e ka denoncuar rastin menjëherë në Polici dhe ka kërkuar që të hetohet, pasi ka dyshime se mjekët që kanë kryer intervenimin nuk e kanë trajtuar siç duhet dhe për pasojë ai ka ndërruar jetë.

Si rezultat i denoncimit të rastit, Prokurori i Shtetit ka urdhëruar nisjen e hetimeve, me ç’rast trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion dhe marrjen e të gjitha veprimeve që çojnë në zbardhjen e rrethanave në të cilat ka ndodhur rasti.