ShowBiz

A është kjo kënga më e keqe që ka njohur historia njerëzore? I kushtohet Dibran Hoxhajt dhe “Kobra City”

Personit më famëkeq të ditës së sotme, Dibran Hoxhajt i njohur si “Kobra” i ishte kushtuar një këngë para pesë vitesh. “Janë të bukura si modele, Dibran Hoxhaj kallet krejt”, është një pjesë e shkëputur nga refreni i kësaj kënge që ndoshta është kënga më e keqe që ka njohur historia e njerizimit.

Një ngjaje e rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në Prizren. 31 vjeçari, Visart Cengu shtetas i Shqipërisë ka mbetur i vrarë pas një përleshje që ka ndodhur në lokalin “Kobra City” në Prizren.

Personi që po dyshohet se ka kryer vrasjen është biznesmeni dhe pronari i Kobra Coty, Dibran Hoxhaj i njohur me nofkën “Kobra”.

Policia e ka arrestuar dhe prokuroria është duke e hetuar rastin.

Bashkë me Kobrën janë ndaluar edhe katër persona tjerë që besohet të jenë pjesë e stafit të lokalit.

Dibran Hoxhaj është person i njohur për publikun si një recidivist i mbi 150 veprave penale.

Atij i është dedikuar edhe një këngë me një tekst që vetëm tekst këngësh nuk është. Seksizmi në kulm. Aty, figurën e Kobrës e ngrisin në piedestal.

Teksti i këngës së publikuar para pesë viteve nuk është larg realitetit që ndodhi sot, ku mbeti i vrarë një person nga Kukësi.

“Bukuroshet në Albani, dridhin belin si makinë. Ne jemi bosat numër një, ne e dridhim krejt Shqiperinë. Bukuroshet në Kosovë, Kobra City n’Prizren. Janë të bukura si model Dibran Hoxhaj kallet krejt”, me këtë tekst nis kënga e titulluar “Cobra City Dibran Hoxha” të cilën e këndon Sedat Rama.

Pikërisht në këtë këngë përmenden edhe bosat e Kukësit por si miq të afërt me Kobren.

“Goca të bukura i takojnë, Shkodër, Vlorë e Elbasan ku janë bosat e Shqipërisë, Kukës, Tropojë e në Kosovë. Dibran Hoxhaj, Urim Baballi budigardi. Prizren Cobra City krejt imbylli”, vazhdon kënga, përcjell Insajderi.

Në këtë këngë përmendet edhe truproja i famshëm, Urim Baballi, i cili është roje i lokalit ku besohet të ketë nisur sherri mëngjesin e sotëm.

“Janë të bukura si model Dibran Hoxhaj kallet krejt”, kjo pjesë është e shkëputur nga refreni i këngës e cila i dedikohet pronarit të klubit, Dibran Hoxhaj.