Lajme

Vdes një punëtor në Prishtinë derisa ishte duke punuar në një ndërtesë

Një vdekje e dyshuar është raportuar në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Sipas njoftimit për media, viktima ka vdekur derisa ishte duke punuar në një objekt në ndërtim e sipër në Prishtinë.

“Dyshohet se kishte rënë nga kulmi dhe si pasojë nga lëndimet e rënda ka ndërruar jetë, vdekjen e të cilit e ka konstatuar mjeku. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion”, thuhet në njoftim.