E rëndë: 21-vjeçarja tenton t’i japë fund jetës së saj, shkak kushtet ekonomike
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur dje në Ferizaj, ku një vajzë e re dyshohet se ka tentuar t’i japë fund jetës së saj.
Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës së Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare kanë bërë me dije se 21-vjeçarja është dërguar atje në gjendje të rëndë, pasi që e njëjta dyshohet se ka konsumuar mbidozë të barnave.
Pas dhënies së ndihmës së parë, e reja është transferuar në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës për trajtim të mëtutjeshëm mjekësor, ndërkohë që lidhur me rastin është njoftuar edhe Policia e Kosovës.
Njësitë policore kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku sipas informacioneve të para viktima ka tentuar të vetëvritet për shkak të kushteve ekonomike në të cilat ndodhet dhe ajo ishte dërguar në spital nga personi me të cilin bashkëjeton.
Me urdhër të prokurorit, rasti është cilësuar ‘Vetëvrasje në tentativë’, ndërsa viktima nuk ka qenë në gjendje të deklarohet lidhur me rastin.