Situata në Veri, vjen reagimi nga Shqipëria: Po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit në Ukrainë
Ka ardhur reagimi i parë nga Shqipëria për situatën në Veri të Kosovës. Ish-kryeministri i Shqipërisë, Pandeli Majko ka komentuar tensionet e fundit në Veri të vendit.
Majko që ishte në krye të qeverisë shqiptare gjatë luftës së Kosovës, me anë të një shkrimi në Facebook, ka thënë se në Veri të vendit tonë po zhvillohet “skenari” i Donbasit.
“Serbia ka filluar një ‘lodër’ të vjetër në kushte të ‘reja’ me Perëndimin. Në veriun e Kosovës po zhvillohet ‘skenari’ i Donbasit në Ukrainë”, ka shkruar Majko.
“Asnjëherë, nuk duhet nënvlerësuar dikush që mbivlerëson veten. Në këtë rast, ai quhet Aleksandar Vuçiq”, përfundon ai.