Deputeti Haxhiu: Trusti së shpejti votohet në Kuvend, deputetët duhet të reflektojnë në këtë kohë krize
Deputeti i PDK-së, Bekim Haxhiu, ka shkruar se pasi kaloi në votim në komisionin për buxhet, nisma legjislative për tërheqjen e 30% parave nga Trusti mund të votohet shpejt në Kuvend, shkruna Veriu.info
Haxhiu tutje ka thënë se reflektimi i deputetëve për këtë çështje në këtë kohë krize duhet të jetë i domosdoshë.
Postimi i plotë:
Ne mbledhjen e sotme te Komisionit Parlamentar për Buxhet dhe Transfere kaloi Nisma Legjislative për Trustin.
Së shpejti kjo nismë do të votohet edhe në Kuvend ku qytetarët presin votën Pro.
Reflektimi i deputetëve për këtë çështje është i domosdoshëm në këtë kohë krize dhe inflacioni.