Ky është vendi ku punonte 35-vjeçarja e vrarë, Hamide Magashi
Hamide Magashi është viktima e mbrëmshme e cila u vra nga bashkëshorti i saj, Sokol Halili.
Insajderi mëson se e ndjera, Hamide Magashi kishte punuar në komunën e Ferizajt, si mirëmbajtëse e higjienës.
Nga komuna e Ferizajt i kanë thënë Insajderit se Magashi ka punuar në një kompani private të mirëmbajtjes e kontraktuar nga komuna.
Sipas tyre, e ndjera së fundi e kishte lënë punën.
Hamide Magashi e cila u vra mbrëmë nga ish-burri i saj, ishte në muajin e nëntë të shtatzënisë. Ajo u vra në oborrin e Gjinekologjisë.