Lajme

Rrebeshe shiu dhe bore – Dimri i vërtetë fillon nga kjo ditë!

Gjatë dy tri ditëve të ardhshme moti do të ndryshojë dhe pritet të kemi dinamizim të fortë të atmosferës sidomos në Republikën e Kosovës. Mot më pak dinamik pritet në Shqipëri dhe Maqedoninë Veriore.

Masa gjigande ciklonike do të depërtojnë nga Atlantiku verior drejt Skandinavisë, Baltikut dhe Evropes lindore. Në Mesdhe në jug- perëndim dhe Gadishullin Iberik kemi masën gjigande anticiklonike. Nga cikloni masiv në Skandinavi vijnë fronte të ftohta në të gjitha anët, nga Alpet, Pastja në drejtim të Ballkanit.

Sidqoftë, sidomos në Republikën e Kosovë do të kemi mot shumë të ndryshueshëm, me reshje të shpeshta, por jo afatshgjata të shiut, breshnicës, shqotes e bore, Do të ketë edhe rrebeshe afatshkurtra të fuqishme shiu e bore, varësisht nga rajoni në rajon. Erërat do të fryjnë drejtimesh të ndryshme dhe do të ndryshojnë shumë shpeshë drejtim.

Fronti i parë do të jetë i dobësuar plotësisht nesër, ndërsa fronte më të fuqishme të ftohta ajrore presim të premten dhe të shtunën kur edhe presim reshje shiu të shpeshta dhe pastaj edhe breshnicë, borë e shqotë atmosferike.

Në zonat më të ulëta normalisht priten riga e rrebeshe afatshkurtra shiu e në zonat paksa më të larta presim reshjet e përziera të shpeshta./ MeteoBallkan