Lajme

Sa vite burg rrezikon Naim Murseli?

Eksperti i sigurisë Nuredin Ibishi ka folur lidhur me vrasjen e Liridona Ademajt. Në një intervistë për Euronews ai tha se si porositësi ashtu edhe ekzekutori i Liridonës mund të dënohen me burgim të përjetshëm.

Eksperti u shpreh se për krimet kundër grave, Kosova tashmë i ka ashpërsuar shumë ligjet, sidomos për krime të tilla kaq të rënda, ku minimumi i dënimit mund të jetë 10 vite.

“Masat e gjyqësisë te ne janë në nivel të lartë. Ndonjëherë tejkalojnë standardet e nivelit rajonal apo europian, sidomos me masa të rënda dënimi. Kjo përkon me masë të rëndë sidomos për shkak të motiveve të ulëta. Kjo do jetë nga 10 deri në 40 vjet dënim, por e pritshme është që të jepet vendim për burgim të përjetshëm për kryesin dhe bashkëkryesin. Ai u deshifrua shumë shpejt. U duk nga pamja e parë gjatë procesit mortor, gjatë varrimit të të ndjerës. Sjellja e tij ndaj gazetarëve, mospërfillja nga aspekti i nderimit fetar, ikja nga kontaktet me familjarët e Liridonës, ai ka bërë që ndaj tij të shfaqen dyshime. Policia ka vepruar shpejt.”,-tha Ibishi.