Lajme

E dhimbshme për familjen Sadrija: I riu që vdiq dyshohet se i dha fund jetës

Në media u raportua të hënën për një ngjarje të rëndë që ka ndodhur në fshatin Ujz të Gjakovës, ku një person u gjet pa shenja jete në shtëpinë e tij. Vdekja e të riut ka tronditur familjen Sadrija, të cilët me pikëllim të madh morën lajmin e hidhur.

Siç mëson Sinjali nga burimet brenda Emergjencës bëhet fjalë për 17-vjeçarin E.Sadrija, vdekjen e të cilit e ka konstatuar ekipi mjekësor pasi është dërguar në Spitalin Rajonal në Gjakovë.

Pas përfundimit të procedurave, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, teksa të njëjtat burime thonë se i mituri dyshohet se i ka dhënë fund jetës së tij.

Rastin e kanë konfirmuar për Sinjalin edhe nga Policia në Gjakovë dhe kanë njoftuar se tashmë është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit.

“Nga familjarët, viktima është dërguar në spitalin rajonal në Gjakovë, ku është konstatuar vdekja e tij. Policia ka dalur në vendin e ngjarjes si dhe lidhur me rastin është njoftuar prokurori i shtetit, në koordinim me të cilin janë duke u kryer procedurat e nevojshme hetimore.”