Lajme

I dyshuari për dhunimin e 72-vjeçares në Skenderaj është vëllai i të burgosurit që vrau ushtarin rus

Muajve të fundit Kosova është tronditur me raste të tmerrshme të dhunimeve e sulmeve seksuale ndaj vajzave e grave. Këto ngjarje të rënda kanë nxitur reagime të shumta dhe mjaft të ashpra, për hetimin e rasteve dhe masat që organet e rendit marrin ndaj të dyshuarve.

Një ndër rastet tronditëse që ka ndodhur së fundmi është dhunimi i një 72-vjeçareje në fshatin Klinë e Epërme e Skenderajt, e cila dyshohet se u keqtrajtua seksualisht nga një i ri që tashmë ka rënë në prangat e Policisë së Kosovës.

Alban Hajrizi, është 25-vjeçari që u arrestua nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Dhunimi” dhe tashmë ndodhet nën masën e ndalimit policor, me urdhër të Prokurorit të Shtetit?

Por kur është Albani dhe prej nga vjen?

Burimet e Sinjalit kanë bërë me dije se 25-vjeçari është nga Klina e Poshtme e Skenderajt dhe është vëllai i Faton Hajrizit, i cili ishte dënuar për vrasjen e një ushtari rus, kur ishte në moshën 15-vjeçare.

Ngjarja atë kohë kishte ndodhur në mes të Skenderajt, kur Fatoni ia kishte marrë armën ushtarit rus dhe e kishte vrarë. Përveç vrasjes, Hajrizi ishte i dënuar edhe për vepra të tjera penale dhe kësisoj burgu u bë strehë e tij për më shumë se 20 vite. Që nga viti 2000, lirinë e ka provuar vetëm kur arratisej, e që diçka të tillë bëri plot 7 herë.

Shënim: Personi i apostrofuar në këtë artikull prezumohet i pafajshëm derisa fajësia e tij të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.