Lajme

Arrestohet vëllai i deputetit të VV-së, bashkë me dy persona tjerë sulmuan zyrtarët policorë (EMRAT)

Vëllai i deputetit të Lëvizjes Vetëvendosje, Gazmend Gjyshinca, Berat Gjyshinca, është arrestuar nga Policia e Kosovës së bashku me dy persona tjerë mesnatën e 8 gushtit në Vushtrri, raporton Gazeta Online Veriu.info.

Ai është arrestuar bashkë me dy persona tjerë për sulm ndaj zyetarit policor pasi fillimisht nuk i binden për prezantimin e dokumenteve identifikuese.

Arrestimin e tre personave në Vushtrri e ka konfirmuar edhe Policia e Kosovës në raportin 24 orësh.

Veriu.info merr vesh nga burimet e saj brenda Prokurorisë se tre personat e arrestuar janë Berat Gjyshinca, Mentor Zeqiri dhe Albi Mavriqi.

Gazeta Online Veriu.info ka kontaktuar deputetin e Vetëvendosjes, Gazmend Gjyshinca, për ta pyetur nëse vëllai i tij është arrestuar, por i njëjti pasi ka hapur telefonin në momentin që merr vesh se u kontaktua nga gazetari ndërpren telefonin dhe nuk përgjigjet më.

Policia e Kosovës fillimisht ka marrë informatën për një rrahje tek një lokal në Vushtrri, dhe pasi ka dalë në vendin e ngjarjes nuk ka gjetur diçka të tillë.

Por më Policia ka hasur në disa persona që bisedonin me zë të lartë dhe ka kërkuar nga ta dokumentet e identifikimit dhe të njëtit pas refuzimit kanë sulmuar policin.

Si pasojë ka polici ka pësuar dëmtime fizike ku i është thyer gishti i unazës në dorën e djathtë.

Tre të arrestuarit janë ndaluar për 48 orë.