KryesoreLajme

Rast i tmerrshëm: Me kanosje e shantazh, një grua u dhunua për tre muaj me radhë

Një rast i tmerrshëm është raportuar nga Policia e Kosovës.

Një grua ka raportuar në Policinë e Kosovës se është dhunuar seksualisht për tre muaj me radhë. Saktësisht nga shkurti deri në maj të këtij viti.

Viktima nga Kaçaniku është dhunuar përmes kanosjes e shantazhit.

Njoftimi:

Kaçanik Shkurt-Maj 2023. Viktima femër kosovare ka raportuar se, nga i dyshuari mashkull kosovar përmes kanosjes dhe shantazhit është dhunuar seksualisht gjatë periudhës së cekur kohore. Pas veprimeve të menjëhershme policore me datën 04.07.2023 është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar dhe me vendim të prokurorit pas intervistimit është dërguar në mbajtje.